Dr. Blenard Nonaj emėrohet Drejtor i ri i SUOGJ “Mbretėresha Geraldinė”.

Tiranė, mė 23 / 10 / 2013 -- Ministri i Shėndetėsisė, z. Ilir Beqaj, prezantoi sot (23/10/2013) Dr. Blenard Nonaj, Drejtorin e ri tė Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Mbreteresha Geraldinė", gjatė njė takimi qė zhvilloi me mjekė dhe punonjės tė kėtij institucioni.

Nė fjalėn e tij gjatė takimit, Ministri i Shėndetėsisė, shprehu besimin se Dr. Blenard Nonaj, me pėrvojėn e tij profesionale dhe njerėzore, do tė dijė tė zbatojė programin e Qeverisė sė re pėr rikthimin e besimit tė humbur tė qytetarėve tek shėrbimi shėndetėsor dhe krijimin e kushteve tė nevojshme profesionistėve pėr tė shėrbyer me cilėsi.

Ministri Beqaj e vuri theksin veēanėrisht tek roli parėsor qė SUOGJ “Mbretėresha Geraldinė” duhet tė kenė edhe nė udhėheqjen profesionale tė shėrbimeve spitalore nė tė gjithė vendin.

Emėrimi i Dr. Nonaj nė kėtė detyrė vjen pas njė pėrvoje pothuajse 10-vjeēare profesionale si mjek obstetėr-gjinekolog nė Sektorin Obstetrik-Gjinekologji tė SUOGJ “Mbretėresha Geraldinė” nė Tiranė, dhe mė herėt si mjek i pėrgjithshėm nė Shėrbimin Parėsor nė Skrapar. Kjo pėrvojė si mjek obstetėr-gjinekolog, vazhdoi mė tej Ministri, besojmė se do ta ndihmojė Dr. Nonaj nė drejtimin e kėtij institucioni tė rėndėsishėm tė sistemit tė shėndetit parėsor, siē ėshtė SUOGj “Mbretėresha Geraldinė”.

Nga ana e tij, drejtori i ri i SUOGJ “Mbretėresha Geraladinė”, z. Nonaj, nė fjalėn e tij, falėnderoi Ministrin e Shėndetėsisė pėr besimin e treguar, duke theksuar vullnetin dhe gatishmėrinė e tij pėr tė qenė nė lartėsinė e detyrave qė kėrkohen nga programi i Qeverisė sė re.