Nga emisioni direkt ne radio Stinet dhe Ntv rezultoi:

a) 21 qytetare ose 75% e mbeshteten nevojen e nderhyrjes se shtetit per perdorimin e gjuhes Shqipe.
b) 1 qytetar ose 4% mendonte se nuk e shihte te nevojshme nje nderhyrje te tille sepse vete tregu dhe nevojat e rregullojne keto raporte.
c) 6 qytetare ose 21% abstenuan.

PS: emisioni kishte paresor forumin.


Nuk fryu erė, por furtunė qė na shkuli nga rrėnjėt dhe gjuhėn tonė. Mirė vlerat njerėzore, traditat dhe artin i nxorėm tė tepėrta, por edhe gjuhėn? Tani, nėse nuk e di gjuhėn e atij vendi, vėshtirė se do t’i gėzosh ato liri nė tokėn tėnde. Sepse kudo flitet anglisht, nga ata qė flasin anglisht dhe pėr ata qė dinė anglisht. Askush nuk ka shansin tė vihet nė njė detyrė tė lartė qė nga Presidenti, Kryeministri, ministrat, pa ditur nė tė folur e nė tė shkruar gjuhėn amerikane. Edhe deputetėt nė fushata zgjedhore prezantohen se dinė tė flasin mirė anglisht. Zėvendės ministra, drejtor drejtorie, drejtor, nėndrejtor, mbidrejtor, punonjės i thjeshtė apo i ndėrlikuar qofsh, patjetėr duhet tė dish anglisht. Ndryshe mbetesh i papunė.

Pėr njė pjesė tė mirė tė shqiptarėve qė jetojnė nė qytete tė mėdha, tė shpenzuarit a tė bėrit pazar nėpėr super- e hipermarkete apo qendra tė mėdha tregtare ėshtė bėrė tash sė fundi njė modė e, pėr disa, madje dhe njė pasion i vėrtetė. Vrullin dhe dėshirėn e konsumatorėve shqiptarė tė kėtyre mjediseve zor se e ndalka gjė: as ēmimet e larta tė mallrave e produkteve qė ofrohen atje, krahasuar me tė ardhurat mesatare tė shqiptarėve; as informacionet e munguara a tė mangėta nė shqip pėr pėrbėrjen dhe mėnyrėn e pėrdorimit tė tyre. Po sot, pas dy dekadash, ē'bėhet? Pėrvoja vetjake e drejtpėrdrejtė si konsumatore mė shtyn tė pohoj me bindje se pak, fare pak gjė ka ndryshuar nė raport me dy dekada mė parė.

Nderkohe kudo qe te kalosh ne rruget e qyteteteve te Shqiperise, dyqanet, qendrat e biznesit, reklamat jane te etiketuara ne Anglisht ose Italisht! Emrat e perdorua jane po ashtu te huaj! Ne sot do te pyesim qytetaret nese ata mendojne se shteti duhet te nderhyje dhe te vendos nje standard gjuhesor si nga pikepamja etike ashtu edhe standardi?