Nga emisioni direkt ne radio Stinet dhe Ntv rezultoi:

a) 8 qytetare ose 16% mendoni se qendrimet e nderkombetareve kane qene me afer pozicioneve te opozites.
b) 23 qytetare ose 47% mendonin se me afer punes se qeverise dhe shumices parlamentare.
c) 6 qytetare ose 12% mendoni n se anjeres prej paleve, por jane te detyruar per te respektuar shoqerine shqiptare.
d) 12 qytetare ose 24% abstenuan.


Ėshtė miratur mė nė fund edhe rezoluta e liberalizimit tė vizave Shengen me Shqipėrinė, nga Komisioni i Jashtėm i Parlamentit Europian. Pas diskutimit, rezoluta u miratua sot paradite. Dokumenti nė fjalė ėshtė hartuar nga raportuesi pėr Shqipėrinė dhe Ballkanin nė PE, europarlamentari grek, Nikoalos Chountis. Rezoluta ishte planifikuar qė tė votohej mė 1 qershor, nė tė njėjtėn kohė me atė tė Bosnje-Hercegovinės, e cila u miratua po atė ditė. Ndėrsa e Shqipėrisė u shty pėr shkak tė debatit qė lindi pėr pikat e saj 3 (qė ka tė bėjė me situatėn politike nė Shqipėri) dhe 6 (qė ka tė bėjė me procesin e liberalizimit tė vizave).

Pėr rezolutėn ndaj Shqipėrisė ishin propozuar 114 amendamente, nė tė cilat vėrehet qartė mbėshtetja politike e grupeve pėrkatėse politike nė Parlamentin Europian. Rezoluta mirėpret vendimin e 27 Majit tė Komisionit Europian pėr tė propozuar heqjen e regjimit tė vizave pėr Shqipėrinė dhe i bėn thirrje Komisionit tė verifikojė qė tė gjitha kriteret qė kanė mbetur tė plotesohen nė muajt e ardhshėm, me qėllimin pėr t’i hapur rrugė, Kėshillit dhe parlamentit tė miratojne liberalizimin e vizave pėr qytetarėt shqiptarė brenda fundit tė kėtij viti. Po nė kėtė rezolutė thuhet se forcat politike shqiptare duhet tė marrin pėrgjegjėsitė e tyre dhe tė angazhohen pėr dialogun konstruktiv, pėrfshirė kėtu edhe diskutimet mbi njė ligj tė ri elektoral qė do tė garantonte transparencė tė plotė tė procesit zgjedhor tė ardhshėm. Rezoluta thekson se njė zgjidhje ndaj krizės aktuale mund tė gjendet vetėm duke respektuar plotėsisht Kushtetutėn dhe principet e transparencės.

“Parlamenti Europian pėrshėndet pėrmirėsimet e bėra nė kuadrin ligjor dhe administrativ tė procesit zgjedhor dhe vė nė dukje se: sipas vlerėsimit tė OSBE/ODIHR, zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit 2009 kanė pėrmbushur shumicėn e standardeve ndėrkombėtare”, thuhet ndėr tė tjera nė rezolutėn e votuar sot.

Komisioneri pėr zgjerim, Stefan Fyle i gjatė Samitit tė SEECP-it qė mbahet sot nė Stamboll tė Turqisė, ku marrin pjesė ministrat e Jashtėm tė vendeve anėtare tė Procesit tė Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore, ka folur edhe pėr Shqipėrinė. Pas rezolutės shpresėdhėnėse tė miratuar nė Parlamentin Europian vijnė edhe deklaratat e Fyle, sipas tė cilit, “Shqipėrisė do ti hiqen vizat shumė shpejt”. Komisioneri Fyle deklaroi nga Stambolli se progresi i madh qė Shqipėria ka bėrė shtyp PE tė heqė regjimin e vizave me kėtė vend tė Ballkanit.
Nė kuadėr tė zhvillimit tė punimeve tė Konferencės sė Internacionales Socialiste nė New York, Sekretari i Pėrgjithshėm i Internacionales Luis Ayala, ėshtė shprehur se qeveria shqiptare tregoi mungesė vullneti pėr zgjidhjen e krizės politike. Ayala u takua me liderin e sė majtės shqiptare Edi Rama, tė cilit i pėrcolli fjalės e mėsipėrme. “Kishim pritshmėri pėr zgjidhjen e krizės dhe prisnim qė nisma e Parlamentit Evropian tė jepte njė zgjidhje”, u shpreh Ayala


Ne sot do te pyesim qytetaret ne menyre provokative se cfare mendojne ata: Nderkombetaret jane me afer me qendrimet e : a - Opozites, b - Qeverise, c - asnjeres, d - abstenim?