Nga emisioni direkt ne radio Stinet dhe Ntv rezultoi:

a) 39 qytetare ose 31% e gjykuan kandidaturen e Z. Zheji ne koalicion PD + LSI si fituse.
b) 56 qytetare ose 46% e gjykuan kete kandidature si JO fituese.
c) 28 qytetare ose 23% abstenuan.


Gara elektorale pėr zgjedhjet lokale tė vitit 2011 ėshtė paraprirė nga rivaliteti jozyrtar mes kandidatėve qė synojnė mandatin e kryetarit tė bashkisė apo komunės. Procesi elektoral pėr pushtetin vendor shfaq njė rėndėsi tė dorės sė parė pėr partitė politike, tė cilat kanė njė mundėsi pėr tė zgjeruar apo amortizuar pushtetin qė buron nga zgjedhjet e pėrgjithshme. Pėr sa i pėrket raundit qė pritet tė zhvillohet nė vitin 2011, gara ka edhe mė shumė interes pse ajo lidhet ngushtė me situatėn e brendshme. Nė kėtė drejtim, puna e nisur me pėrzgjedhjen e emrave ėshtė parėsore, pasi tanimė konkurrimi nė nivel lokal shfaqet si optimizėm i integritetit tė kandidatit me forcėn simbolike qė ushtron sigla politike. Sipas mass-mediave kjo garė sa individuale aq edhe politike, ka nisur dhe po nxjerr nė sipėrfaqe emrat e parė nga tė dy kampet. Nė kėtė drejtim ka rėndėsi pėr tė nėnvizohet fakti se konteksti elektoral i 2011 pėrcaktohet sa nga rezultatet e zgjedhjeve lokale tė vitit 2007 aq edhe nga klima e krijuar nga raundi politik i 28 qershorit 2009.

Kjo ėshtė njė arsye pse shumica e djathtė sipas mass mediave po synon njė pėrzgjedhje sa mė pėrfaqėsuese duke shfrytėzuar qoftė konsumin e drejtuesve tė opozitės, ashtu edhe rivalitetin elektoral PS-LSI. Kjo e fundit duket se nė disa bashki tė dyta do tė ketė mbėshtetjen e Partisė Demokratike, sikurse supozohet se do tė ndodhė nė Patos, por ndoshta edhe ne Tirane.

Ky kombinim aleancash mes PD-sė dhe LSI-sė sjell me vete njė risi elektorale, pse duket se forca specifike e partisė sė Ilir Metės nė disa njėsi tė majta mund tė sjellė uljen e sigurisė sė PS pėr fitore duke e bėrė rezultatin shumė tė diskutueshėm. Kjo mund tė vlerėsohet edhe nga angazhimi i fortė i LSI-sė nė Tiranė, ku sipas Metės votat e LSI-se kanė qenė pėrcaktuese nė fitoren e sė majtės. Ky ballafaqim qė ėshtė ende shumė shpejt pėr t’u gjykuar me saktėsi vjen pėr opozitėn socialiste me njė rol tė madh nė bashkitė kryesore dhe ne sot do te qednrojme tek Bashkia me e rendeishme ajo e Tiranes.

Ne sot do te pyesim qytetaret nese ata mendojne se Artur Zheji, (PD + LSI) kandidature fituese kundrejt Edi Rames (PS + aleatet)?