Nga emisioni direkt ne radio Stinet dhe Ntv rezultoi:

a) 17 qytetare ose 35% mendonin se interpretimi i qeverise eshte me afer realitetit ekonomik te tyre dhe shoqerise.

b) 20 qytetare ose 42% gjykuan se opozita ne interpretimet e saj eshte me afer realitetit ekonomik shqiptar.

c) 11 qytetare ose 23% abstenuan.


Edhe vitin e kaluar asnjė shtet i Europės nuk guxoi tė rrisė pagat dhe pensionet shtetėrore. Ishte kulmi i krizės, i cunamit financiar. Bankat e shteteve mė tė fuqishme tė botės ndodheshin nė prag tė kolapsit dhe tharjes sė parave kesh (likuiditeve) nė duart e tyre. Qeveria jonė po, ajo guxoi. Guximi i 2009-ės mund tė merrej edhe ethe zgjedhore, kėnaqje me ēdo kusht tė 750 mijė punonjėsve dhe pensionistėve buxhetorė, pėr t’u fituar votėn, pėr tė fituar pushtetin, derisa rritja u bė nė maj. Kėtė vit pushteti ėshtė fituar, pėrse sėrish provohet me rritje rrogash e pensionesh? Sėrish asnjė Qeveri tjetėr nė Europė nuk po guxon. Nė tė kundėrt, Greqia, por edhe Spanja e ndoshta Portugalia po provojnė tė ulin diēka nga rrogat dhe pensionet publike. Pėrse Qeveria jonė po guxon prapė dhe do rrise rrogat dhe pensionet nga 5 deri ne 10%!

Qeveria ka menduar tė zbatojė njė skemė tė re TVSH-je pėr biznesin e vogėl, duke ulur pragun nga 5 milionė lekė nė 3 milionė lekė xhiro vjetore, kurse tavani i fundit i poshtėm ėshtė pėrcaktuar 2 milionė. Burime nga Ministria e Financave konfirmojnė kėtė fakt, duke shpjeguar se kjo ēėshtje pritet tė zėrė vend nė diskutime nė muajt nė vijim, menjėherė pas ndryshimeve nė buxhet. I pari qė deklaroi kėtė synim tė Qeverisė ishte Ministri i Financave Ridvan Bode, nė njė intervistė pėr gazetarin Alfred Peza, nė emisionin Ora e Debatit, nė televizionin Ora News dy ditė mė parė.

Me anė tė njė deklarate pėr mediat, nėnkryetari i grupit socialist, Eduard Shalsi, ėshtė shprehur se Sali Berisha ka frikė nga transparenca e ekonomisė, sepse zbardhja e sė vėrtetės sė ekonomisė do tu tregonte qytetarėve se nė c’derexhe po e katandis ai ekonominė e financat e vendit. “Kjo hua e re qė po planifikon Sali Berisha jo vetėm qė i shton njė borxh tė ri prej 100 eurosh ēdo qytetari shqiptar por do tė ketė dhe pasoja tė tjera jashtėzakonisht negative pėr ekonominė shqiptare. Nė vend qė qeveria shqiptare tė luajė njė rol aktiv nė promovimin dhe mbėshtetjen e kreditimit tė biznesit si njė parakusht pėr pėrballimin e krizės dhe zhvillimin e ekonomisė, Sali Berisha nė mėnyrė dritėshkurtėr po zgjedh t’i heqė kėto fonde nga sistemi bankar duke shteruar kėsisoj aftėsitė kredidhėnėse tė bankave," theksoi nėnkryetari i grupit socialist.

“Ndėrkohė qė pretendohet pėr rritje stratosferike tė investimeve, sipas botimeve tė institucioneve financiare ndėrkombėtare, Shqipėria rezulton vendi me investimet mė tė ulėta nė rajon.” Kėshtu ėshtė shprehur nėpėrmjet njė deklarate pėr mediat, deputetja e Partisė Socialiste Ermelinda Meksi, duke theksuar se fshehja e realitetit ekonomik nė vend ėshtė njė tentativė e pėrsėritur pėr tė fshehur recesionin ekonomik. Gjatė kėsaj qeverisjeje,- ka deklaruar Meksi, - deficiti ėshtė dyfishuar, kosto e shėrbimit tė borxhit ka shkuar nga 29.4 miliardė lekė nė 2005, nė 52 miliardė lekė nė 2010. Deputetja socialiste ka theksuar se zgjidhja e krizės nuk mund tė vijė nga demonizimi i opozitės, por vetėm nga pranimi i realitetit, reflektimi dhe njė qėndrim realist ndaj ritmeve tė rritjes ekonomike dhe marrja e masave efektive.

Ne sot do te pyesim qytetaret nese ata mendojne se ne lidhje me gjendjen ekonomike te Shqiperise me afer realitetit jane : a - Intereptimet e qeverise, b - te opozites, c - abstenim?