Nga emisioni direkt ne ekranin e NTV rezultoi:

a) 87 qytetare ose 58% do te votonin dhe mendonin se PD+aleatet i fitojne zgjedhjet e 8 majit.
b) 54 qytetare ose 36% do te votonin dhe mendonin se PS + aleatet i fitojne keto zgjedhje.
c) 10 qytetare ose 7 abstenuan. disa prej tyre sigurisht nuk votonin asnjeren prej ketyre koalicioneve.

Partia Demokratike ka fituar dy prej pesë proceseve zgjedhore vendore të zhvilluara në 20 vite në tranzicionin e Shqipërisë. Tre procese të tjera zgjedhore i ka fituar Partia Socialiste. PD ka fituar zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 1996, si dhe zgjedhjet lokale të 18 shkurtit të vitit 2007, në shkallë vendi, por duke humbur në shumicë dërrmuese bashkitë kryesore. Ndërsa PS ka fituar zgjedhjet lokale të korrikut 1992, zgjedhjet lokale te tetorit 2000 si dhe zgjedhjet lokale të vitit 2003.
Nga këto zgjedhje, vlejnë për tu veçuar zgjedhjet vendore të 26 korrikut të vitit 1992, kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet përballë Partisë Demokratike, e cila kishte vetëm tre muaj që kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 22 marsit, me rezultat të thellë ndaj PS.

Po zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 cili nga Koalicionet do ti fitoje? A) PD + aleatet, B) PS + aleatet, C) Abstenim?