Nga emisioni direkt ne ekranin e NTV rezultoi:

a) 16 qytetare ose 41% i cilesuan si te duhura nderhyrjet dhe rolin e nderkombetareve.
b) 18 qytetare ose 46% i cilesuan ato si pasive. Si qytetare ata sugjeruan me shume imponim nga ana e tyre. sigurisht nga pikepamja qytetare dhe pa qene diplomate apo perfaqesues zyrtare shtetesh.
c) 5 qytetare ose 13% i cilesuan si te tepruara qendrimet e tyre.


Pėrfshirja aktive e pėrfaqėsive ndėrkombėtare nė politikėn shqiptare ėshtė komentuar shume se fundi. Sigurisht sipas avantazhit apo disavantazhit qė levizjet e tyre i japin manovrave politike tė kryeministrit, apo kryetarit tė opozitės. Nė mėnyrė sistematike politikanėt dhe mediat kanė cunguar, apo cituar jashtė kontekstit dhe keqinterpretuar rekomandimet e ndėrkombėtareve, por dhe artikujt e mediave te huaja, sipas interesave te politikave redaksionale. Po keshtu edhe per konkluzionet e raportit tė OSBE-ODIHR pėr zgjedhjet parlamentare tė 2009-ės dhe sigurisht rekomandimet e raportit pėr pėrmirėsimin e kodit dhe procedurave zgjedhore, deri nė deklaratat e tė huajve nė vazhdim.

Opinionistėt kanė bėrė tė njėjtėn gjė pak a shumė, sipas llogoreve tė mediave ku aderojnė. Pėr mė tepėr, njė sėrė prej tyre kanė vėnė nė pikėpyetje jo vetėm rolin, por dhe legjitimitetin e kėsaj pėrfshirjeje kaq aktive tė pėrfaqėsive evropiane dhe amerikane nė politikėn shqiptare.

Ne sot do tentojme te lexojme perceptimet e qytetareve ne lidhje me pozicionimet e tyre karshi procesit zgjedhor! Sipas jush, qendrimet e nderkombetareve ne procesin zgjedhor jane: a) Te duhurat, b) Pasive, c) Te tepruara?