Category: General
Posted by: arturnura
Artur Nura

Dom Jubani ėshtė njeri i mrekullueshėm; i qetė, i arsyeshėm dhe simbolizon mjaft mirė tipin e babaxhanit! Ndonėse ėshtė Prift, nuk ėshtė veladoni qė tė bėn ti hapesh dhe rrish afėr atij njeriu. Besoj se ėshtė mėnyra si tė dėgjon me vėmendje dhe nuk ndėrhyn kurrė pa mbaruar ti. Pastaj, tė flet qetė dhe me njė mėnyrė shumė tė arsyeshme duke tė kujtuar se thotė vetėm mendimin e tij, por tė argumentuar pse jo edhe nė filozofinė e tij kristiane!
Unė personalisht nuk jam praktikant i Fesė, por kur mė bie rasti ta shoh tek predikon nė Kishė lexoj lehtė qė ėshtė i tėri i pėrqendruar tek fjala dhe besimi nė tė e pushtetin e saj. Ndėrsa flet duket se e bėn me besim tė plotė dhe i bindur qė thotė tė vėrtetėn e Besimit qė prezanton, por nė relativitetin njerėzor personal.
Gjatė meshave Dom Jubani nėpėrmjet trupit tė tij dinamik dhe shprehjes sė syve tė tij tė qetė tė cilėt lėvizin sa tek njeri dhe tek tjetri besimtar, duket sikur bėhet njė urė shpirtėrore midis Zotit nė qiell dhe atyre qė i janė pranė nė Kishė, kėtu nė tokė.

» Leggi / Lexo

24.03.2011: Restorant "Gjeli"...

Category: General
Posted by: arturnura
Nga Artur Nura

Unė jam rritur nė njė familje me shumė fėmijė dhe si pasojė nė varfėri. Pėrtej kėsaj, prindėrit tanė ishin tė prirur qė, ndonėse me sakrifica, ne tė rriteshim me shkollėn e duhur! Nė atė periudhė vetėm arsimi 8 vjeēar ishte i detyrueshėm. Por pėr prindėrit tanė arsimi i lartė ishte bėrė njė qėllim i bukur pėr tė ardhmen e fėmijėt e tyre!
Ime ėmė thoshte gjithmonė se ėshtė mė mirė tė dish se tė kesh! Kėtė filozofi popullore duket se ajo e kish realizuar nė jetėn e saj dhe nė veēanti e pėrmbushi, bashkė me babanė, pėr fėmijėt e vet. Sot i jemi tė gjithė mirėnjohės pėr atė pėrzgjedhje tė mundimshme qė kish realizuar!
Por nė atė kohė njė qėllim i tillė fisnik pa dyshim qė pėrkthehej nė stėrmundim ekonomik dhe shpirtėror pėr tė rritur dhe edukuar si duhet jo pak, por pesė fėmijė! Pėrkushtimi i tyre ndaj kėtij qėllimi, kishte hasur edhe nė kundėrshti tė caktuara nė tė afėrmit tanė, tė cilėt, kishin sugjeruar qė, pėr tė pėrballuar varfėrinė, fėmija e parė, motra e madhe, tė fillonte punė dhe mė vonė tė studionte!

» Leggi / Lexo

Category: General
Posted by: arturnura
Artur Nura

Njeriu ėshtė i lidhur pazgjidhshmėrisht me egoizmin e tij dhe ai flet gjithmonė nė veten e parė. Ai kur bėn bilance/balanca tė caktuara pėr jetėn, pėrgjithėsisht e bėn analizėn e tij nė kėndvėshtrim egoist. Kjo sigurisht lidhet me vetė natyrėn e tij qė pandryshueshmėrisht nė shekuj dhe individualisht nė vite, mund tė shoh vetėm nga interesa dhe kėndvėshtrime tė tilla.
Kjo, duhet tė jetė e lidhur me qenien e tij dhe ndoshta pėrtej kapaciteteve pėr tė ndryshuar! Pėrgjithėsisht ēdonjėri prej nesh kur flet pėr veten, mendon se ėshtė altruisti mė i madh dhe kėtė e demonstron me pasion duke dhėnė shembujt pėr ato ēka ka bėrė (ai/ajo) vetė nė favor tė tjerėve!
Edhe nė kėtė rast harrojmė se i referohemi unit dhe kėtė e paraqesim si meritė altruiste! Mund tė ishte ndryshe? Unė nuk besoj! Ndoshta edhe gaboj, por ėshtė e qartė qė nuk jemi tė pėrsosur, ose mė saktė jemi tė papėrsosur dhe vdekatarė...

» Leggi / Lexo

11.03.2011: Syzet “Burberry”...

Category: General
Posted by: arturnura
nga Artur Nura

Tashmė sytė e mi kishin nevoje pėr njė vizitė mjeku dhe njė palė syze tė reja. Ime shoqe, pėr tė mė bėrė qejfin kishte vendosur tė mė blinte njė palė tė shtrenjta dhe tė bukura! Sipas saj, me sytė nuk duhet kursyer dhe ato duhet tė ishin nga mė tė mirat.
Kėshtu zgjodhėm njė nga klinikat mė me emėr nė Tiranė! Sapo hymė atje, nė hollin komod, me mirėsjellje, na shoqėruan tek mjeku qė mė vizitoi me shumė kujdes. Rezultoi qė syzet duhet t’i bėja “progresive”, qė sipas termit mjekėsor donte tė thoshte qė me to mund tė shihja edhe larg edhe afėr sipas specifikės tė syve tė mi!
Unė tashmė isha mėsuar edhe me foto-kromatike pėr tė mos pėrdorur dy palė syze gjatė periudhės sė verės. Pėr mė tepėr ato mė lehtėsonin punėn me kompjuter! Pra e thėnė mė thjeshtė nė kėtė rast duhej tė pėrmblidhja tre “palė” nė njė. Dėshira e sime shoqe ishte e madhe pėr tė mė bėrė tė ndihem sa mė mirė!

» Leggi / Lexo

Category: General
Posted by: arturnura
Nga Artur Nura

Ndėrsa e ndiqja nga ekrani i televizorit dhe e shikoja duke folur me sigurinė qė kanė vetėm njerzit e pushtetshėm, kujtova momentet kur jam njohur me tė nė njė fillim tetori! Mu kujtua qartazi kur ai me mikun tim mė tė ngushtė po ktheheshin nga studimi nė Institutin e athershėm tė Arteve dhe u takuam ne bulevard!
Ishin ditėt kur pas vdekjes sė diktatorit regjimi kish vendosur t’a pėrkujtonte atė, nė ditėn e lindjes sė tij mė ēdo 16 tetor! Sigurisht, si mjet pėr tė mbajtur mė tė unifikuar dhe nėn frikėn e hijes sė diktatorit, njerzit, shoqėrinė!
- Po vjen dita e organizimeve pėr ditėn e lindjes sė shokut Enver... – mė tha me njė ton gjysmė sarkastik duke kėrkuar me sy tė lexonte reagimin tim. Nderkohe miku ynė i pėrbashkėt kishte takuar njė tė njohurin e tij dhe kishte ngelur pak mė prapa se ne nė bulervard!

» Leggi / Lexo

Category: General
Posted by: arturnura
Nga Artur Nura

Pasi ishte nė podiumin qėndror tė sallės sė Parlamentit dhe mbaroi fjalen e shkruar, ai mori frymė thellė dhe vazhdoi:

“Dhuna politike e shumicės parlamentare ėshtė e patolerueshme! Ju po shfrytėzoni forcėn e numrave dhe bėni sikur harroni se ajo nuk korrespondon me magjinė e arsyes dhe tė sė drejtės! Harroni qė dje ishit pakicė e mė tė dobėt politikisht! Nuk keni kurajon as ta mendoni ditėn kur ajo mund tė rikthehet, por edhe nė kėtė rast, ju tregoheni pėrsėri tė dobėt, jo nė numra, por nė moral dhe inteligjencė! Me kėtė rast nuk di ē’farė them veēse: fali o Zot se nuk dinė ē’ka bėjnė!”

» Leggi / Lexo

Category: General
Posted by: arturnura
Nga Artur Nura

Kryeministri i Shqipėrisė nė njė intervistė me tė cilėn justifikonte tė shkuarėn, tregoi dhe pėr njė berber qė paskėsh thyer foton e diktatorit dhe ai vetė, ish komunisti i atėhershėm e kishte justifikuar atė xhest me numrin e syzeve tė tij..., duke u pėrballuar kėshtu vetė me kritika nė organizatėn bazė...!

"Njė kryeministėr qė sjellė nė vėmėndjen publike historinė e tij politike me njė berber!" thanė shumė prej tyre! Nuk munguan ata qė e konsideruan atė histori tė sajuar! Personalisht, kujtova se sa individė tė thjeshtė si ai njeri i thjeshtė berber ( akush nuk e di se ku ndodhej tanimė) kanė pėrfunduar pas hekurave vetėm sepse njė moment tė caktuar nuk kanė kontrolluar dot veten dhe natyrėn e tyre ekspresive. Apo, se nuk kanė patur njohuritė e duhura pėr tė njohur rolin e Heroit nė shoqėri! Sa imponohet ai asaj dhe sa e pėrdor vetė shoqėria dhe nė veēanti politika atė, heroin sipas interesave tė saj pėr pushtet...

» Leggi / Lexo

Category: General
Posted by: arturnura
Nga Artur Nura

Nė jetėn time kam adhuruar vetėm njė njeri. Sigurisht, adhurimi ėshtė njė dimension superlativ respekti qė njeriu pėrgjithėsisht ja ka atribuar Zotit! Nė fakt, ai pėr mua kishte marrė vėrtetė njė dimension tė pėrafėrt me Zotat! Erudicioni i tij ishte i jashtėzakonshėm! Ishte njohės I disa gjuhėve tė ndryshme qė sė bashku me shqipen bėheshin bėheshin shumė.
Dinte tė fliste me tė gjithė dhe ti bėnte tė ndiheshin shumė mirė. Ai u fliste pėr atė me tė cilėn kishte tė bėnte profesioni i tyre, apo njė pjesė e rėndėsishme e jetės sė tyre! Thjeshtėsia e tij merrte njė dimension hyjnor nė trajtė njerzore tė mahnitshme ndėrsa nuk I mungonte tė dinte pothuaj se cdo gjė.

» Leggi / Lexo

Category: General
Posted by: arturnura
Nga Artur Nura

Ata janė nga botuesit mė tė njohur nė vėnd! Punojnė burrė e grua sė bashku dhe shtėpinė botuse nuk e di pse, por e kanė quajtur: “Hija”. Kisha fituar njė ēmim modest pėr Poezi dhėnė nga njė revistė kulturore dhe ata kishin marrė pėrsipėr t’i botonin fitusit tė konkursit njė libėr me Poezi pa shpenzime nga ana e autorit.
Takimi me ta filloi me rreth njė ditė e njė orė vonesė! Arsyetimi kishte lidhje me punėt tejet tė ngarkuara dhe se, sipas tyre tė merresh me biznesin e botimit sot, ėshtė vetėm “ēmėnduri”! Ata shtuan se e bėnin kėtė punė, thjesht si kontribut intelektual ndaj shoqėrisė, aspak pėr tė fituar!
Mė bėri pėrshtypje njė interpretim i tillė sepse pavarėsisht kėsaj edhe Shtėpitė e Botimit janė shtuar shumė dhe kjo padyshim duhet tė jetė tregues i njė tregu qė garanton tė ardhura!
– Situata duhet tė jetė e vėshtirė! Personalisht blej botimet e reja, por pėr fat tė keq, nuk mund ti lexoj...tė gjitha! Thjeshtė pėr dy arsye: e para sepse nuk kam kohėn e duhur dhe e dyta sepse jo tė gjitha mė tėrheqin deri aty sa ti lexoj deri nė fund… - Nė fytyrėn e burrit pati njė nėnqeshje kėnaqėsie!
– Tė paktėn ti i blen, por jo tė gjithė bėjnė tė njėjtėn gjė! – tha ai dhe nuk u mor fare me faktin qė shumė prej botimeve nuk janė tė lexueshme deri nė fund! Por, mesa dukej i interesonte fakti qė isha blerės. Padyshim qė bėja pjesė nė njė shumicė relative tė shoqėrisė!

» Leggi / Lexo