Category: Shqip
Posted by: arturnura
Redaksisionale “Nesėr TV” 21 qershor 2011

Nė njė kohė kur beteja pėr Tiranėn vijon tė mbetet e hapur, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, duket se po i bėn dy oferta politike opozitės: tė propozojė tė gjitha amendamentet qė ajo mund tė ketė pėr reformėn e ardhshme zgjedhore dhe me sa duket ne nivel negocimi edhe informal, propozimin pėr poste te rėndėsishme ne piramidėn e shtetit.
Ajo qe dihet tashme konsiston ne faktet se zgjedhja e Avokatit tė Popullit kėrkon 3/5-at nė Kuvend, por edhe kalimi i ligjit pėr Gjykatėn Administrative! Ne mėnyrė te veēante, zgjedhja e Presidentit, edhe pse nė raundin e katėrt, kalon me 71 vota, nė tre raundet e tjera mund tė bėhet vetėm me 84 vota, por jo vetėm dhe qe te gjitha se bashku lexuar politikisht lėne hapėsirė mazhorancės dhe opozitės tė negociojnė pėr njė marrėveshje qė mund t’i jepte fund krizės politike 2-vjeēare.
Para deputetėve demokratė, kreu i ekzekutivit, duke iu referuar mbledhjes sė ministrave tė Jashtėm nė Luksemburg, i ofroi opozitės, pėr herė tė parė pas kaq muajsh konflikti, njė paketė kompromisi, ku bie nė sy propozimi i tij pėr t’i dhėnė Partisė Socialiste tė drejtėn e saj ekskluzive pėr tė propozuar dhe miratuar pa asnjė kandidaturė alternative nga mazhoranca tė gjithė ato kandidatura qė duan 3/5 e votave nė Kuvend.
Nėse opozita do bėj lėshimet e saj ose jo njė gjė e tille i takon vetėm asaj, por sigurisht qe duhet thėnė se njerėzit e thjeshte, anėtarė te Partisė Socialiste ose jo, do te dėshironin ti jepej fund politikės radikalizuese te kėtyre viteve te gjate dhe me kosto pėr te gjithė.
Redaksia e “Neser Tv” gjykon se ka ardhur koha qe protestat tashme tė rrinė larg dhe opozita, deputetet e saj te bėhen pjese e kėtij kompromisi te mundshėm politik ne tempullin e Demokracisė se brishte Shqiptare duke i kontribuar stabilitetit politik kaq te kėrkuar edhe nga Ndėrkombėtaret e shqetėsuar!
Politika Shqiptare ka dėshmuar se di te realizoje kompromise politike te cilat jo vetėm kane realizuar stabilitet, por edhe kane shpene Vendin drejte anėtarėsimit ne NATO, ndaj sot kėrkohet e njėjta pjekuri politike e cila mund ta dėrgoje Shqipėrinė me afėr Integrimit Evropian kaq te kėrkuar nga te gjithė shqiptaret.
Category: Shqip
Posted by: arturnura
Nga BE-ja vazhdojnė tė vijnė thirrje pėr dialog mes dy partive kryesore ne Shqipėri dhe duket se do tė jemi sėrish nė vėmendje tė ndėrkombėtarėve nė fillim tė javėsh sė ardhshme.
Ministri i jashtė,m hungarez Janosh Martony paralajmėroi se mė 20 qershor ministrat e jashtėm tė BE-sė do tė diskutojnė mes tė tjerash dhe pėr situatėn nė Shqipėri. Shefi i diplomacisė hungareze, vendi i tė cilit kryeson Bashkimin Evropian, ka folur nė seancėn e Parlamentit Evropian pėr procesin e zgjerimit dhe Ballkanin Perėndimor dhe ka deklaruar qartazi se do tė bėhen vėrejtje nė mėnyrė miqėsore se situata tė ndryshojė nė Shqipėri.
Kryesuesi i radhės i Bashkimit Evropian ka paralajmėruar se gjatė kėtij viti priten suksese nė rastin e Serbisė, Malit tė Zi e ndoshta edhe Maqedonisė, por me sa duket jo te Shqipėrisė, pėrderisa nuk ėshtė pėrmendur!
Rezulton qe politika jone pavarėsisht krahut partiak pėrsėri nuk do e kapi hapin Evropian te cilin e kėrkon qartazi shumice absolute e shqiptareve pavarėsisht cilėn parti politike kane votuar ne zgjedhjet e 2009-ės apo kėto te 8 majit 2011!
Thėnė kėshtu, ekuacioni duket i thjeshte: faktori ndėrkombėtar kėrkon njė marrėveshje politike nga palėt politike pėr te tejkaluar kėtė situate politike gati absurde qe Shqipėria te bej njė hap me afėr familjes se madhe evropiane!
Shumica e shqiptareve dėshirojnė Europėn dhe jo vetėm ta vizitojnė atė lirisht, por te ndihen qytetare me titull te plote Evropiane dhe te barabarte te paktėn me fqinjėt e saj ballkanik! Politikes nuk i mbetet gjė tjetėr veēse te gjej mėnyrėn qe Shqipėria te jete denjėsisht dhe ne kohen e duhur ne Evrope!
Category: Shqip
Posted by: arturnura
Redaksionale "Neser Tv" 15 qershor 2011

Ndėrsa vijonin punimet e Komitetit tė Stabilizim Asoocimit nė Parlamentin Europian, komisioneri pėr zgjerimin Stefan Fyle ka lėshuar mesazhe tė drejtpėrdrejta pėr politiken Shqiptare pėr sa i pėrket vendit dhe proceseve evropiane integruese.
Pėrveē 12 rekomandimeve qė BE i ka bėrė Shqipėrisė nė muajin nėntor tė vitit tė kaluar sėrish z. Fyle vjen me mesazhe tė qarta ndaj situatės politike sė tensionuar dhe kėtė e ka theksuar edhe sekretari i pėrgjithshėm i Kėshillit tė Evropės nė njė letėr drejtuar kryeministrit Berisha.
Komisioneri Evropian Fyle jo rastėsisht i drejtohet drejtpėrdrejt krerėve tė partive politike, qė tė gjejnė rrugėn e dialogut dhe tė marrin vendimet e duhura nė interes tė vendit dhe qytetarėve shqiptarė, me tej parapėlqen te sugjeroi qe procesi elektoral tė mbyllet me qetėsi, nė mėnyrė konstruktive dhe me fokus nė tė ardhmen.
Gjithėsecili qe ndjek ne mėnyrė profesionale politiken ne Tirane e di shume mire qe Kodi Elektoral ne fuqi dhe pėr te cilin flet zėri me i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė nga Komisioni Evropian, ėshtė realizuar me vullnetin e dy drejtuesve kryesor respektivisht z. Edi Rama dhe z. Sali Berisha;
ndaj Redaksia e “Nesėr Tv” duke qartėsuar se qėllimi themelor i Brukselit dhe Uashingtonit ka te beje me nevojėn e mos pėrsėritjes se ngjarjeve shqetėsuese politike “alla shqiptare” nė tė ardhmen, sugjeron nevojėn e Burrė-shtetėsisė ne te tilla momente komplekse pėr Tiranėn politike.
Kryeministrit te Shqipėrisė z. Sali Berisha, i ėshtė atribuuar tashme njėherė pėr njė veprim te caktuar ky Titull dhe nga ambasadori me i rėndėsishėm ne Tirane, ndėrkohė qe z. Edi Rama si drejtues kryesor i opozitės duket qarte qe ka dialog te vėshtirė me faktorin ndėrkombėtar.
Ne, duke trajtuar si domosdoshmėri integrimin Euro-Atlantik te Shqipėrisė dhe parimisht plotėsimin e kėrkesave te Faktorit ndėrkombėtar ndaj Tiranės, gjykojmė se betejat elektorale kane fitues politik, element ky i pėrkohshėm, por edhe fitues morale vlera e se cilės merr vlere si politike ashtu dhe historike, jemi ne pritje te Burrė-shtetėsisė se radhės...!

Category: Shqip
Posted by: arturnura
Kolegjit Zgjedhor shqyrton kėrkesė padinė e Partisė Socialiste mbi vendimin e Komisionin Qėndror tė Zgjedhjeve pėr rezultatin e garės pėr bashkinė e Tiranės. Janė vetėm 5 gjyqtare me ne krye relatorin Dhurata Haveri te cilėt do te duhet te zgjidhin juridikisht problematiken me te vėshtirė politike te kėtyre viteve ndaj se cilės janė te vėmendshėm te gjithė shqiptaret, pa dalim partie politike!
Palėt partiake, pa dallim krahut politik e quajnė veten fitimtare te padiskutueshėm dhe harrojnė se janė, ne te dyja rastet e mundshme, vetėm pak vota ato qe juridikisht do pėrcaktojnė fituesin e garės politike pėr Kryeqytetin.
Njė fenomen i tille socio-politik, sipas redaksisė se “Nesėr Tv” kėrkon njė pėrgjegjėsi politike shume me te madhe se ajo e deritanishme. Kėtė nevoje reflektimi politik padyshim e imponon edhe te qėnurit pjese me detyrime dhe pėrfitime te plota, e Aleancės me te Fuqishme politike dhe ushtarake te globit: NATO-s.
Ne njė rast te tille si ata qe do jene humbės, fitues apo qofshim te dyja palėt pėrsėri ne gare duhet padyshim te demonstrojnė pėrgjegjshmėrinė e domosdoshme ndaj atyre qe nuk i kane votuar dhe janė qartėsisht gjysma tjetėr e elektoratit.
Te jesh ne mėnyrė politike te pa-kompromis ndaj kundėrshtarit, do te thotė te shtysh gjysmėn e shoqėrisė te bej te njėjtėn gjė dhe kjo sigurisht demonstron se padyshim ne politike ka vetėm interes partiak dhe jo kombėtar, ne rastin shqiptar aspak interes mbare-kombėtar!
Apeli ndėrkombėtar pėr standarde te tilla ėshtė shprehur qartazi ne mėnyrė te vazhdueshme si nga Washintoni ashtu edhe Brukseli dhe, nėse nuk e dėgjojmė nuk do penalizohemi vetėm nga pikėpamja elektorale, por edhe ajo historike.
Njė pėrgjegjėsi e tille politike duhet te demonstrohet si ne Tirane gjate procesit ne Kolegjin Zgjedhor dhe pas vendimit te tij, por sigurisht edhe ne Strasburg ku Komiteti i Stabilizim-Asociimit mes Shqipėrisė dhe PE-sė zhvillon kėtė javė raundin e parė tė takimeve dhe ku nė rend tė ditės do tė jetė diskutimi mbi progres-raportin qė do tė miratohet nė 12 tetor.
Kėtė nevoje pėrgjegjėsie duhet ta kenė 14 parlamentarė tė Kuvendit tė Shqipėrisė, jo rastėsisht 7 pėrfaqėsues tė opozitės dhe 7 tė pozitės, qe do tė jenė ditėn e martė dhe tė mėrkurė, nė njė pėrballje tė parė me eurodeputetėt e Parlamentit Evropian, me qėllim integrimin e vendit sa mė tė shpejtė nė strukturat Evropiane.
Kjo pėrgjegjėsi politike duhet nisur ne Tirane ku vazhdon procesi me i vėshtirė ligjor pėr politiken dhe ne Strasburg ku do te nise raundi i bisedimeve ku pėrveē 12 pikave tė Raportit pritet tė diskutohet edhe situata pas-zgjedhore nė Shqipėri. Prova themelore pėr ēdo demokraci ėshtė dhe mbetet e drejta e votės!
Category: Shqip
Posted by: arturnura
Redaksionale e "Neser Tv", 10 qershor 2011

Sot ėshtė pėrvjetori i 133-te i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe kjo date historike po festohet nė mėnyra tre ndryshme ne Kosove, Shqipėri, Maqedoni dhe kudo ku ka shqiptare autoktone.
Redaksia e “Nesėr Tv” pėrgėzon faktin se Presidentja e Kosovės Znj. Atifete Jahjaga duke treguar edhe njė pėrgjegjėsi politike, pėrveē aktivitetesh te ndryshme ne nderim te kėsaj date historike, do tė vizitojė Kompleksin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit; pėrgėzon Aleancėn Kuq e Zi e cila sot ka pėrfaqėsues nė Prizren dhe do tė organizojė forumin e intelektualeve, akademikeve, historianėve dhe figurave tė shquara te kombit shqiptar, por edhe pyet: Po Tirana zyrtare, ajo politike dhe akademike ēfarė ka parashikuar te realizoje ne nderim te kėsaj dite te historisė sonė kombėtare?
Redaksia e “Nesėr Tv” duke kujtuar se Lidhja Shqiptare e themeluar nė Prizren mė 1878-1881 ėshtė njė nga ngjarjet mė tė shėnuara nė historinė e Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe tė luftės sė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore, pėr ēlirim dhe unifikim kombėtar, ka realizuar si pakkush tjetėr nen siglėn “Memories” njė seri emisionesh maratone pėr te analizuar dhe pasqyruar dimensionin shume domethėnės te kėsaj date historike pėr te gjithė shqiptaret, sigurisht duke i dhėnė dhe hapėsirėn e nevojshme kėsaj date ne te gjithė programacionin ditor.
Ne gjykojmė se veēanėrisht shoqėria jone kėtej kufirit ka nevoje me te madhe se kushdo tjetėr qe pėrveē se te festoje 14 shkurtin, dhe te beje te njėjtėn gjė pėr 8 marsin, 1 majin; pėrveē se te beje politike partiake marramendėse dhe irracionale, duhet te njohe me mire simboliken e festave te kėtij lloji dhe historinė e vete Kombit dhe ti ofroje atyre respektin e nevojshėm me dinjitet.
Ne gjykojmė se periudha e veprimtarisė sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit si organizatė politike e ushtarake gjatė viteve 1878-1881 ka luajtur njė rol shume te rėndėsishėm pėr ngritjen e vetėdijes kombėtare dhe, se pa te cilėn, besojmė se nuk do jemi ne gjendje te ndjekim me hapin e duhur as zhvillimet e sotme Euroatlantike te mbare Shqiptareve ne rajon!
Duke uruar qe te mos mbetemi zėra te izoluar as ne programet tona ne “Nesėr Tv” as iniciativat modeste te “Aleancės Kuq e Zi”, urojme dhe shpresojmė qe te fillimisht institucionet akademike dhe padyshim politika te mbajnė qėndrimin e duhur reflektues ndaj nevojės pėr te qene qytetare te denje te familjes Evropiane.
Category: Shqip
Posted by: arturnura
Ministri Britanik i Shtetit pėr Europėn, David Lidington i shoqėruar edhe nga ambasadorja e Britanisė sė Madhe nė Tiranė Fiona Mekiluam, jo pa qellim pa praninė e mediave kane biseduar ne Seline roze me kreun e PS-sė rreth situatės pas-zgjedhore nė Shqipėri.
Takimi i ministrit britanik tė Shtetit pėr Europėn Lidington vjen vėrtetė nė kohėn kur kryetari i PS-sė Edi Rama ka kėrkuar asistencė ndėrkombėtare pėr tė zgjidhur situatėn tė tensionuar pas pėrfundimit tė zgjedhjeve lokale tė 8 majit, por njėkohėsisht pėrkon edhe me pėrvjetorin e nėnshkrimit te marrėveshjes se Kumanovės midis NATO-s dhe Serbisė pėr tėrheqjen e trupave ushtarake Serbe nga Kosova.
Ne Kumanove me vullnetin e vendosur politik Britaniko- Amerikan raportet midis shqiptareve dhe serbeve kalonin nga pėrplasja ushtarake e dhunshme, pėrgjakshme ne atė politike dhe te tilla vazhdojnė te tilla deri sot, duke ju nėnshtruar kėshtu vullnetit politik perėndimor i cili parapėlqen vetėm rrugėn politiko-ligjore!
Dialogu i sotėm Serbi – Kosove sigurisht qe ka nevoje pėr mbėshtetje te Tiranės politike dhe kjo mund ti ofrohet duke realizuar stabilitetin e nevojshėm dhe te shume kėrkuar prej miqve ndėrkombėtare ne Tirane dhe kėtij vullneti strategjik euroatlantik te qartėsuar jo vetėm qe nga Kumanova.
I pyetur nėse nė Shqipėri duhet apo jo tė mbahen zgjedhje tė parakohshme, Ministri Britanik i Shtetit pėr Europėn me mjaft inteligjence politike prej britaniku u pėrgjigj se e rėndėsishme ėshtė qė opozita ta vėrė qeverinė nė pozita pune! David Lidington, deklaroi se opozita duhet ta bėjė qeverinė tė japė llogari nė parlament pėr punėn qė kryen, duke shtuar qartazi se opozita duhet tė pėrballojė sfidėn e saj me qeverinė jo me nė rrugė, por nė parlament.
Ne nuk besojmė se ka mesazh me te qarte te politikes dhe strategjisė perėndimore ndaj Ballkanit dhe sot veēanėrisht Tiranės, se kėto mesazhe te shkurtra dhe kuptimplota. Ne besojmė se ne vėmendjen e shumicės se Shqiptareve urohet qe kėto mesazhe politike te dėgjohen qartazi. Nėse do i dėgjojnė si duhet ose jo, kėtė do ta vėrtetojnė ditėt ne vazhdim te cilat do te jene historike. Zėra te rėndėsishėm ne partine socialiste e kane artikuluar qarte kėtė nevoje!
Category: Shqip
Posted by: arturnura
Orėt ne vazhdim janė dominuar nga dy elemente politike dhe juridike me impakt tėrėsor te zhvillimeve ne Shqipėri. Letra e hapur drejtuar Kolegjit Zgjedhor nga z. Edi Rama, kryetari partisė socialiste dhe kandidati i opozitės pėr Bashkinė e Tiranės dhe vete zbardhja e vendimit te fundit te vete Kolegjit Zgjedhor pėrmes tė cilit u rrėzua kėrkesė padia e PS-sė, pėr shpalljen tė pavlefshėm tė aktit normativ tė KQZ-sė.
Ne fakt, Partia Socialiste ka paditur nė Kolegjin Zgjedhor Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve duke e akuzuar se ka cenuar nė tėrėsi standardet kushtetuese, qė lidhen me parimin “pėr njė proces tė rregullt”, si dhe me parimin e “sigurisė juridike”, parimin e “barazisė sė votės”, “fshehtėsisė sė votės” dhe “lirinė e votuesve pėr tė shprehur lirisht vullnetin e tyre”.
Duke i kujtuar teleshikuesit tone se nuk dėshirojmė te bėjmė asnjė interpretim juridik, ne nen-vijėzojmė se po sjellim ne vėmendjen e tij vetėm pėrmbajtjen e akt padisė qė pėrfaqėsuesit ligjor tė PS-sė kanė dorėzuar nė Kolegjin Zgjedhor pėr vendimet e KQZ-sė, dhe se dėshirojmė te komplimentojme zgjedhjen politike e Partisė Socialiste pėr te ndjekur rrugėn ligjore ne favor te qėndrimeve te saj politike.
Sigurisht, edhe duke kujtuar se opinioniste te ndryshėm kane analizuar se po te ishte ndjekur e njėjta strategji nga PS edhe pėr shqetėsimin e saj politik te pas zgjedhjeve te 2009, ndoshta nuk do te kishin patur njė situate 2 vjeēare te tej-ngarkuar me protesta dhe bojkot ndaj institucioneve te cilat kane patur edhe njė fature tejet negative ndaj imazhit te Shqipėrisė ne procesin delikat drejt aderimit ne BE, paralizimin e funksionimit institucional te opozitės si njė nga faktorėt me te rėndėsishėm te sistemit, me pasoja ekonomike pėr jetėn e individit, apo mos respektimin e kėrkesave te vete biznesit shqiptar ndaj shtetit.
Kėrkesė padia e PS kėtė here e firmosur nga vete kryetari i partisė, i cili realizoi edhe njė letėr te hapur krahas saj, ėshtė dorėzuar tė hėnėn pasdite pranė Kolegjit Zgjedhor dhe do shqyrtohet mė 13 qershor nė orėn 10:00, por nuk mungojnė mekanizmat pranė opozitės te cilėt i referohen si Gjykatės Kushtetuese po ashtu edhe Komisionit te Venecias pėr arsyetim juridik te kėtyre zhvillimeve elektorale.
Ne besojmė se i gjithė ky zhvillim duhet marre si njė reflektim i pėrgjegjshėm politik i opozitės dhe si mėnjanim me te drejte i pėrdorimit te metodave jashtė institucioneve, ndaj duket komplimentuar! Deri sa kjo te ndodhe ne vazhdimėsi dhe fletėt e hedhura nė kutitė e gabuara, tė marrin vetėm vlerėsim juridik kjo tregon se Shteti i se Drejtės mund te funksionoje normalisht edhe ne Shqipėri. Rruge te mbare!
Category: Shqip
Posted by: arturnura
Zgjedhjet parlamentare nė Maqedoni ishin transparente, konkurruese dhe tė realizuara mirė nė tė gjithė territorin e Maqedonisė. Kėshtu thuhet pak a shume nė raportin paraprak tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODHIR, Kuvendit Parlamentar tė OSBE-sė dhe Kuvendit Parlamentar tė Kėshillit tė Evropės.

Edhe pėrfaqėsuesja e lartė e Bashkimit Evropian pėr Politikėn e Jashtme dhe Ēėshtjet e Sigurisė, Catherine Ashton dhe komisionari pėr zgjerim, Stefan Fyle kanė pėrshėndetur zgjedhjet paqėsore qė u zhvilluan tė dielėn nė Maqedoni, duke theksuar se zgjedhjet ishin transparente dhe tė mirė organizuara.

Ndryshimi konceptual i zgjedhjeve maqedonase nga ato ne Shqipėri lidhet sigurisht vetėm me relacionet politike midis palėve ne gare. Atje nuk kishte telekamera dhe transmetim direkt te votimit ne shtėpitė e qytetareve maqedonas apo shqiptare, por vetėm komisionere jo partiak dhe me shume besim te ndėrsjelle midis partive politike.

Atje, ndryshe nga kėtu ne Tirane, u lexua me qarte vullneti dhe shqetėsimi i Trojkės pėr nevojėn e stabilitetit politik ne vend. Drejtuesit kryesore te partive politike kundėrshtare dhe ne gare, si para, ashtu edhe pas zgjedhjeve, nėnshkruan njė marrėveshje pėr kontribute te ndėrsjella ne realizimin e standardeve dhe pranimin e rezultatit.

Rezultatet e kėtyre marrėveshjeve sipas Trojkės dhe ndėrkombėtareve te tjerė, u respektuan me mire nga pala shqiptare se ajo maqedonase, por ne fund te certifikimit te rezultateve brenda 24 orėshit te pare, humbėsit pavarėsisht pėrkatėsisė etnike dhe politike pėrgėzuan fituesit e zgjedhjeve.

A nuk duhet qe kjo fitore demokratike dhe standardesh Evropiane e njė vendi fqinje me mė shume probleme thelbėsore se ne dhe te shtruara pėr zgjidhje, te jete leksion domethėnės pėr politiken ne Tirane?

A nuk duhet qe ne vend qe te kėrkojmė qe mosbesimin irracional qe kemi ndėrmjet palesh, ta tejkalojmė jo duke shtuar telekamerat, por duke dėgjuar me mė shume vėmendje kombėtare se partiake, kėrkesat e faktorit ndėrkombėtar?

Duket qarte qe politika shume etnike dhe shume partiake maqedonase ne zgjedhjet e fundit te parakohshme, nuk beri gjė tjetėr veēse dėgjoi me vėmendjen e duhur apelet e SHBA-ve, BE-se dhe dhe OSBE-se.

Ky apel dhe shqetėsim duket qarte se ėshtė i njėjtė edhe ne Tirane dhe, nėse nuk e kemi dėgjuar siē duhet deri tani, le ta bėjmė sa nuk ėshtė vone! Janė kėto institucione politike te cilat janė investuar qartazi pėr stabilitetin dhe te ardhmen evropiane te Ballkanit!

Nga shoqėria shqiptare nuk i kėrkohet shume politikes, veē faktit qe si Kodi Elektoral ashtu edhe raporti ndėrmjet palėve politike te jete i ngjashėm me rastin e Maqedonisė. Shqiptaret duan qe te kenė mundėsi te lexojnė rezultatin elektoral brenda 24 orėve dhe te shohin humbėsit tek urojnė fitoren e kundėrshtareve politike, te cilėt ne fund te fundit nuk janė armiqtė e tyre!
Category: Shqip
Posted by: arturnura
Duket qarte qe rajoni i Ballkanit dhe me te edhe faktori Shqiptar ne Maqedoni, Kosove, Shqipėri e me gjere janė duke u pėrballuar me momente gjeopolitike te cilat lėnė gjurme ne historinė e vendeve dhe kombeve. Prej menaxhimit te mire dhe largpamės te tyre pse jo, varet dhe drejtimi i se ardhmes se shoqėrive pėrkatėse dhe ne rastin tone te se drejtės Kombėtare ne drite vėshtrimin Evropian!
Sigurisht ne momente te tilla nga Tirana politike pritet me shume pėrgjegjėsi dhe impenjim pėr stabilitetin e domosdoshėm politik kėtu dhe rolin qe mbartin zhvillimet tona pėrtej kufirit shtetėror. Por, edhe pse kėtė pozicion te pėrgjegjshėm ja imponon politikes sonė edhe preambula kushtetuese, duket se ajo nuk ka qene ne gjendje te ofroje stabilitetin politik i cili mezi pritet nga qytetaret votues, por edhe nga shqiptaret jashtė Atdheut.
Vizita ne Tirane e Kryeministrit hungarez Viktor Orban, vendi i tė cilit mban edhe presidencėn e Bashkimit Evropian na sjell ne vėmendjen historike projektet gjeopolitike pozitive pro Shqiptare te Austro- Hungarisė gjate rėnies se Perandorisė otomane.
Ne fakt, nga kėndvėshtrimi publik i disa drejtuesve te larte te Bashkimit Evropian, apo opinion bėrėsish me peshe ne arenėn botėrore, ėshtė sjelle ne vėmendjen e sotme publike atentati i Sarajevės qe u krye mė 28 qershor 1914 ndaj trashėgimtarit te Perandorisė se Austro-Hungarisė, Franc Ferdinand nga serbi Gavrillo Princip edhe me qėllimin pėr te kundėrshtuar projektin e njė shteti shqiptar ne Ballkan.
Ne kohet e sotme euro-atlantike edhe pėr shqiptaret, serbet e llojit Gavrillo Princip, siē janė Ratko Mlladic dhe Radovan Karagjic ndodhen pas hekurave ne Gjykatėn e Hagės, ndaj duhet me shume se kurrė respekt pėr Drejtėsinė Ndėrkombėtare dhe pėrgjegjėsi politike pėr te drejtėn Kombėtare!
Jo rastėsisht, I pyetur nga mediat se ēfarė mendon nė lidhje me numėrimin e fletėve tė kontestuara, kryeministri hungarez, formalisht Presidenca e Bashkimit Evropian, theksoi se ėshtė mirė qė tė ndiqet praktika amerikane, pra ajo e ligjit dhe institucioneve ligjore.
Politikes se Tiranės, pėr ta bere te mundur njė gjė te tille, sot me shume se kurrė i nevojitet kontribut dhe vete pėrmbajte pėr forcimin e Shtetit te se Drejtės ne Shqipėri dhe sigurisht, ndėrtimi e njė dialogu te munguar kushtetues midis palėve ne garat politike. Ata tashme, te gjithė janė me sytė dhe veshėt ligjore dhe partiak tek Kolegji Zgjedhor qe sot parimisht duhet tė pėrcaktojė fatin e kreut tė ri tė Bashkisė sė Tiranės.
Betejėn politike pėr bashkinė e kryeqytetit e cila nuk mori njė zgjidhje te pranueshme pėr te gjitha palėt politike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i duhet Kolegjin Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit ta beje! Thėnė me thjeshte, gara e forte politike pėr Tiranėn e cila nuk u pėrcaktua dot nga votat e rreth 300.000 votuesve te Kryeqytetit dhe betejės se partive politike, Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, duhet te marre zgjidhje nga njė trupe e pėrbėre vetėm prej 5 gjyqtaresh kryesuar nga relatori Tom Ndreca!
Fillimisht duhet respekt dhe mirėkuptim njerėzor pėr ta dhe pėrgjegjėsinė e jashtėzakonshme qe kane kėta individė qe duhet te vendosin vetėm juridikisht, por edhe te konsiderojnė impaktin politik dhe publik qe do te ketė vendimi ligjor!
Meqė politika e Tiranės nuk ishte ne gjendje ta zgjidhe vete kėtė moment delikat dhe problematik te saje, le te respektoje vendimin ligjor dhe te shfaqe pėrgjegjėsinė e duhur si ndaj zhvillimeve te brendshme ashtu edhe atyre kombėtare me rėndėsi jetike pėr te ardhmen Evropiane te te gjithė Shqiptareve.
Category: Shqip
Posted by: arturnura
Njė histori midis dhjetrave te ngjashme qe ndodhin ne vazhdimėsi ne shoqėrinė tone ne zhvillim dhe askush nuk merret me to, mund te jete konsumuar, apo ėshtė konsumuar ne ditėt e shkuara ne njėrin prej qyteteve shqiptare!
Fakti qe njeri prej pjesėtareve te kėsaj drame, ndoshta tragjedie familjare ka tashme njė rol domethėnės politik dhe ėshtė qytetari i pare i atij qyteti, beri te mundur pushtimin e ekraneve dhe gazetave me lajmin pėr ngjarjen!
Instrumentet ligjore te shtetit sigurisht u vunė ne kohen e duhur ne veprim dhe mesa duket me eficencė, por shqetėsimi i pare i qytetarit ishte sigurisht nėse ngjarja kishte te bėnte me politiken e ditės!?
Pėr fat te mire te te gjithėve deri tani, rezulton se ngjarja sigurisht e rende nuk ka patur te bej aspak me politiken e ditės dhe ky ėshtė njė lajm i mire te paktėn pėr shoqėrinė dhe sigurisht i pa- konsiderueshėm pėr familjen ne fjale.
Shoqėria, politika, ne mediat duhet qe situatėn aktuale dramatike te njė familje tia lėnė institucioneve te ligjit ta zgjidhin siē ka kėrkuar edhe vete politikani ne rolin e familjarit, dhe te jene me etike ne respektimin e dimensionit privat edhe pėr rastin.
Pėr me tepėr, duhet gjithsesi qe gjithsecili prej institucioneve te shtetit te punoje pėr te limituar sa me shume shkaqet qe cojne ne situata te tilla dramatike e tragjike dhe jo te lejojmė qe duke transmetuar lajmin pa filtra profesionale, te mundėsojnė qe edhe bota te dėgjojė pėr njė dimension te paqene te kėsaj ngjarje nga Shqipėria.
Qytetaria, profesionalizmi, pėrgjegjėsia janė domosdoshmėri pėr njė shoqėri, veēanėrisht si kjo e jona! Shembullin e pare ndaj kėsaj pėrgjegjėsie te domosdoshme duhet ta japin ata te cilėve u ėshtė deleguar pėrgjegjėsia e drejtimit te vendit dhe pse jo, edhe ata/ato te cilėt kane marre pėrgjegjėsinė e pasqyrimit te realiteteve ne mėnyrė te paanshme.
Sigurisht pėrgjegjėsia dhe roli i politikes duhet t'i paraprije opinionit publik duke i besuar institucioneve shtetėrore te ngritura nga vete ata. Kėshtu besojmė se ndihmohen si familjet te cilat bėhen viktima te ngjarjeve te tilla te renda, por edhe vete shoqėria jone e cila duke punuar pėr te elimininuar shkaqet qe cojne ne te tilla ngjarje tragjike bėn te mundur qe ato te mos pėrsėriten, apo te paktėn te kemi sa me pak zhvillime te ngjashme!